Politike

Kuvendi s’e shkarkoi, Meta: Populli i dy marsit nuk është larguar nga bulevardi, pret miratimin e ligjit për refendumet

27 Korrik 2020, 15:38 Nga DOSJA
Kuvendi s’e shkarkoi, Meta: Populli i dy marsit nuk është

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për mosshkarkimin e tij. Në një postim në mediat sociale, Meta kujton se një vit më parë ai mori çmimin “Luani i Artë” nga Komisioni i Venecias. 

Më tej kreu i shtetit shprehet se askush nuk duhet të flasë në emër të popullit dhe bën thirrje për miratimin e ligjit për refendumet. Në fund sjell në vëmendje dhe manifestimin e 2 marsit dhe shton se populli nuk është larguar nga bulevardi, do jetë aty deri sa të miratohet ligji për refendumet. 

“Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ! PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ: Deputetët 100% nga Populli. President i Republikës nga Populli. Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet. POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë. POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet. ??”, shkruan Meta. 

Më herët, Kuvend u tërhoq nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja lexoi në sallë raportin duke u shprehur se vendimin përfundimtar për Metën do ta marrë Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama u shpreh se Meta duhet shkarkuar, por PS-ja dëgjoi Venecia-n.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ligji i referendumeve seance plenare 27 korrik 2020 tubimi ne 2 mars ilir meta ligji i referendumeve seance plenare 27 korrik 2020 tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll