Politike

Hajnaj në krye të BKH, ambasadorja Kim: Një hap përpara, gur mbi gur bëhet mur

27 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
Hajnaj në krye të BKH, ambasadorja Kim: Një hap përpara, gur

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar pas zgjedhjes së Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se përzgjedhja e Hajnaj është një tjetër hap në vijim të Reformës në Drejtësi. Ajo shton se tani është radha e trajnimeve me FBI-në dhe përdor një shprehje shqiptare: Gur mbi gur bëhet mur. 

“Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur, gur bëhet mur”, shkruan Kim.

Më herët Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zyrtarisht mësohet se SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila është e vetmja që i ka plotësuar kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare; Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i kanë plotësuar kriteret.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aida hajnaj hajnaj ne krye te spak yuri kim aida hajnaj hajnaj ne krye te spak yuri kim

Sondazh

Poll