Politike

“Basha refuzon të ulet me mua,”/ Ramës i mbetet në mendje largimi i kryedemokratit, tregon detaje nga takimet në KP: Kam

27 Korrik 2020, 10:28 Nga DOSJA
“Basha refuzon të ulet me mua,”/ Ramës i mbetet në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë për 30 korrikun duke u shprehur se marrëveshja e arritur me opozitën e re do të kalojë në Kuvend. Në fjalën e tij në foltore, Rama ka kujtuar edhe gjithë herët që opozita jashtëparlamentare nuk ka bashkëpunuar me maxhorencën për të mirën e vendit, duke ndarë dhe detaje nga mbledhjet e Këshillit Politik. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Nuk ndjekim nga pas ata që populli nuk i ka vënë në krye të vendit. Ja pse në 30 korrik do të votojmë ndryshimet që kemi rënë dakord. Duan apo nuk duan, ata jashtë parlamentit mendojnë sa më shumë bërtasin aq më shumë fitojnë. Asgjë nuk do të fitojnë. Ata që thonë që 30 korriku cënon 5 qershorit nuk dinë çfarë flasin. Marrëveshja e 5 qershorit ka thelb dhe përmbajtje. Të gjitha ato nuk preken dhe do zbatohen. Pas votimit, të gjithë të diskutojnë. Prandaj unë e përsëris këtu që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun. Ne jemi për dialog, komunikim për të gjithë. S’kam refuzuar ndonjëherë që të ulem me Bashën, po Basha me mua. Ka refuzuar PD të vijë në Këshillin Politik, me idenë e pengmarrjes. Duke e mbyllur iu them që atyre që thonë se ne kemi ndryshuar kursin ndaj Metës, atye unë iu them se ne vazhdojmë mendojmë që Meta duhet shkarkuar. Por ne nuk themi që jemi vetëm dhe bëjmë si të duam. KV na e tha fjalinë para syve, në respekt të një të vërtete të thjeshtë që ne nuk i kemi thënë vetes që jemi të pagabueshëm. Unë mendoj që kemitë drejtë por nuk po përfaqësojmë qeverinë e shtetit dhe seriozisht. Kjo është e thjeshtë. Pra Meta meriton të shkarkohet sipas këndvështrimit tonë, por i nënshtrohemi KV. Ligjin organik për presidentin që në rast se i qëllon që ta ketë hënën mbrapsht dhe bën çudira të tilla është e shkruar aty. As nuk i kërkohet që të ketë opinion presidenti. Do ta pranojë si të gjithë. Korab mos e kujto me nostaligji partinë e vjetër. 30 korriku nuk lëviz, të jemi të qartë. Patjetër mund t’i hapim edhe 100% votat. Por duhet të diskutojmë. Vazhdojnë me idenë që duan të heqin koalicionet. Jo! Të drejtën për t’u bashkuar me një çadër nuk ua heqim, por edhe këtë do ta shohim në proces. Janë të ftuar të na sjellin versionet e tyre. Ishte Murrizi dhe Hajdari dëshmitarë kur ne i thamë na tregoni një vend që ka koalicionet si ne. Na tha që është në një libër të “La Sapienzas”. Pastaj në mbledhjen e fundit thanë Letonia. Ne na gjeti ky taksirat me një opozitë brenda dhe një jashtë. As njëra, as tjetra nuk do marrin gjithë çfarë të duan. Në tërësi kam shumë më tepër respekt për opozitën brenda sallës se asaj jashtë. Sigurisht që edhe brenda ka disa hudhra për të prishur syrin e keq.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 27 korrik 2020 edi rama seance plenare 27 korrik 2020

Sondazh

Poll