Politike

Rama flet për nismën e re: Ligj organik për presidentin, e ka kapur institucionin për fyti, është me hënë…varet si gdh

27 Korrik 2020, 10:16 Nga DOSJA
Rama flet për nismën e re: Ligj organik për presidentin, e ka

TIRANE- Kryeministri Edi Rama foli sot për një ligj organik për institucionin e presidentit. Gjatë seancës plenare, ku u saktësua se Ilir Meta nuk shkarkohet, Rama tha se presidenca sot është “kapur për fyti”, dhe se duhet patjetër një ligj që të përfshijë mekanizma zhbllokues për situatat e “çuditshme”, ku u gjend vendi në disa raste në presidencën e Ilir Metës.

“Ne kemi reflektuar, nuk kemi bërë sikur kemi të drejtë. Për t’i rënë shkurt, dua të nënvizoj se është koha që ky Kuvend t’i japë drejtim përmes vullentin të kësaj salle, rregullimin e kompetencave të presidentit. Është folur për ligjin organik, e për një arsye e për një tjetër, ky ligj është lënë. Duhet një ligj organik, ku duhet përfshirë edhe mekanizmi zhbllokues për sitauta të ndryshme, ku parashikohen edhe situata skandaloze. Këtu s’jemi më në ligjin për presidentin, por më tej. Duhet plotësuar me mekanizma zhbllokues mosplotësimi i kompetencave formale për betimin e gjyqtarëve dhe prokurororëve. Imagjino një president të thotë: Nuk të thërras në betim, s’dua. E ça do bëjmë ne, e ça do bëjnë shumicat, do rrinë të bëjnë komisione e debate se presidenti gdhihet me hënën nga ana tjetër. Jo, kjo nuk mund të vazhdojë më, që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Duhet adresuar në një paketë që parlamenti duhet ta votojë. Jo për Ilir Metën, por për presidencën që sot është kapur për fyti dhe bëhet politikë, për qëllime, pozicione partiake e për të nxitur konflikt e ushqyer konflikt. As nuk diskutohet që secili mban përgjegjësi për veten, e ne mbajmë përgjegjësi për atë që bëjmë ne. Pavarësisht se kemi një president me hënë, dhe herë ka raste që ai është bashkëpunues si gjysmën e parë të kohës së përballjes me COVID-19 ne ishim gati.”,-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Mblidhet Kuvendi, Manja lexon raportin për shkarkimin e Metës: Bëri dy shkelje, por s’mjaftojnë për ta larguar. Vendos “Kushtetuesja”!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 27 korrik 2020 edi rama seance plenare 27 korrik 2020

Sondazh

Poll