Politike

Tërheqja e maxhorancës nga shkarkimi i Metës, Rama “justifikohet”: Kishim si pikë referimi Komisonin e Venecias, po ai e

27 Korrik 2020, 10:02 Nga DOSJA
Tërheqja e maxhorancës nga shkarkimi i Metës, Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, ka “justifikuar” me Komisionin e Venecias tërheqjen e maxhorancës nga nisma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se maxhoranca kishte përdorur si pikë referimi Komisionin e Venecias, që në raportin e saj shkruante sipas kryeministrit që shkeljet ishin të rënda por jo të mjaftueshme për të shkarkuar kreun e shtetit.

Mund t’ju informoj mbi raportin që nuk e keni lexuar se Komisioni i Venecias ka shënuar një sërë shkeljes së presidentit. Sa për dijeninë tuaj që këndoni por nuk lexoni. E kënduar me pasion por nuk e kishit lexuar. Janë të shkruara e zeza mbi të bardhë shkeljet e Metës që flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për t’ja nënshtruar këto shkelje një Komisioni Hetimor që ka bërë një punë voluminoze. Bazuar në të gjithë analizën e raportit të Komisionit të Venecias në veprimtarinë e presidentit të Republikë e kemi parë të arsyeshme për të hyrë në këtë proces. Edhe në këtë rast është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithçkaje që thyer gabimisht për ne. Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Komisionit të Venecias dhe nuk e kemi konsideruar si aneks të punës sonë por si pikë referimi. KV thotë që se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për të shkarkuar presidentin atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet që nuk na rekomandojnë të shkarkojmë presidentin por të marrim masa për të ardhmen që të kufizojnë presidentin. Për të larë presidentin me ujin e Venecias iu them që uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 27 korrik 2020 edi rama seance plenare 27 korrik 2020

Sondazh

Poll