Bota

Vrasje-vetëvrasje/ Historia e dy nënave që u hodhën me 6 fëmijët nga shkëmbi

8 Prill 2019, 10:56 Nga DOSJA
Vrasje-vetëvrasje/ Historia e dy nënave që u hodhën me 6

KALIFORNI– U duk si nëj aksident tragjik por ishte një krim i mirë planifikuar. Dy nënat që para një viti u hodhën nga shkëmbi së bashku me 6 fëmijët e tyre, kishin organizuar që gjithçka të dukej si aksident.

Më shumë se 1 vitë më parë, dy gratë lezbike, 38-vjeçare, morën gjashtë fëmijët e tyre adoptiv,dhe u hodhën nga një shkëmb në Kaliforni së bashku me automjetin tip fuoristradë me të cilin udhëtonin.

Mësohet se si fillim dy nënat kishin droguar fëmijët e tyre, të gjithë nga 12 deri në 19 vjeç dhe më pas ishin hedhur të gjitha nga shkëmbi. Në skenën e aksidentit të tmerrshëm u gjendën trupat e Jennifer dhe Sarah Hart (dy nënat), së bashku me fëmijët Abigal, Jeremiah dhe Markis.

Trupat e Sienna, Hannah dhe Devonte nuk u gjetën asnjëherë, por policia beson që edhe ato kanë humbur jetën në aksident.

Tashëm është zbuluar edhe fakti që fëmijët kishin në trup 19 doza të Benadryl, një ilaç që përdoret për gjumë.

Detaje të tjera janë zbuluar edhe në telefonin e Sarah-s. Në smartphonin e saj, ditën që familja kishte dalë me makinë u gjetën kërkime të tipit “500 mg Benadryl mund të vrasin një grua me peshë 120 kg?’, ‘Vdekja nga mbytja është relativisht pa dhimbje?”, “Duhet shumë për të vdekur nga hipotermia në ujë teksa mbytesh në një makinë?”

Ditën e aksidentit familja kishte ndaluar në një supermarket për të blerë Benadryl, ilaçin që vunë në gjumë fëmijët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hedhja nga shkembi e dy nenave kaliforni nenat me dy femijet hedhja nga shkembi e dy nenave kaliforni nenat me dy femijet

Sondazh

Poll