Bota

Deklarata e fortë e ministrit serb: ‘Shqipëria e Madhe’ është krijuar, të ndahemi nga shqiptarët dhe të nisim të jet

8 Prill 2019, 09:13 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e ministrit serb: ‘Shqipëria e Madhe’

BEOGRAD- Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin tha se ai angazhohet për një kufi me shqiptarët e Kosovës dhe serbët sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pasi të konfirmohet kufiri, atëherë edhe mund ta mbrojmë” tha ai.

Në një intervistë dhënë të përdithshmes së Beogradit “Vecernje Novosti” (Lajmet e mbrëmjes), ku i referohet shqiptarëve me konotacionin negativ “siptari”, Vulin foli gjithashtu për rrezikun nga Shqipëria e Madhe.

“Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Problemi është sa pjesë të vendeve të tjera do të përfshihen. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, përjashtuar dy komunat në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike dhe hapësirën politike të NATO-s. Dhe vendet e të gjithë shqiptarëve drejtohen nga Tirana”, tha Vulin.

Në rastin e ndarjes së Kosovës, Vulin tha se kjo çështje duhet të vendoset me referendum.

I pyetur nëse shumë serbë mund të  mbeten në Kosovën e pavarur, Vulin tha, “Nuk e kam vizituar kufirin, vetëm dua të ndahem nga shqiptarët e Kosovës. Mendoj që ndarja është zgjidhja më e mirë. Nëse ne ndahemi nga shqiptarët, pas marrëveshjes, do të jemi më të aftë për të ndihmuar serbët që jetojnë në territor me maxhorancën shqiptare, sesa kemi sot për të ndihmua ata në territoret me maxhorancë serbe në Kosovë”,- tha Vulin.

“Sa më shpejt ne i lëmë shqiptarët, aq më shpejt do të fillojmë të jetojmë. Nëse nuk e duam këtë, atëherë fat të mbarë gjithë Kosovës së pavarur”, tha Vulin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vulin shqipëria e madhe aleksander vulin shqipëria e madhe

Sondazh

Poll