Bota

Bie nga 80 metra lartësi dhe ngrihet në këmbë, vajza e vogël shpëton mrekullisht(VD)

8 Prill 2019, 09:06 Nga DOSJA
Bie nga 80 metra lartësi dhe ngrihet në këmbë, vajza e

Videoja ku një vajzë e vogël bie nga një lartësi prej disa dhjetra metrash dhe ngrihet direkt në këmbë, po qarkullon së fundmi.

Në video shikohet vajzë e veshur me një pelerinë të kuqe, që bie nga ndërtesa me rrotullimë dhe sapo është në kontakt me tokën, vajza ngrihet sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe nis të vrapojë.

Vajza 6-vjeçare me sa duket ka mbetur vetëm në shtëpi dhe ka dalë nga dritarja e katit të 26-të dhe ka rënë në tokë nga një fluturim prej 80 metrash. Fëmija ngrihet në mënyrë të pabesueshme dhe tenton të largohet, por e bllokojnë menjëherë njerëzit që panë skenën duke thirrur urgjencën.

Por vajza nuk kishte asnjë dëmtim të rëndë, përveç një krahu të thyer.

Skena është filmuar në qytetin kinez Chongqing. Sigurisht që kjo ngjarje e kapur nga kamerat ka lënë pa fjalë të gjithë!

Marrë dhe përshtatur nga: Corriere Tv
(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bie nga një lartësi shpëton vajzë e vogël bie nga një lartësi shpëton vajzë e vogël

Sondazh

Poll