Bota

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Mike Pompeo: Të luftohet intoleranca ndaj këtij populli

8 Prill 2019, 08:12 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Romëve, Mike Pompeo: Të luftohet

SHBA- Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka ardhur një reagim dhe nga Mike Pompeo, Sekretari Amerikanë  i Shtetit. Në një reagim të tij ai shkruan se në këtë ditë SHBA vlerëson traditat dhe tashëgiminë kulturore rë popullit romë, duke bërë thirrje kundër diskriminimit të tyre.

Më tej Pompeo shton “u bëjmë thirrje qeverive që të ndërrmarrin hapa për të luftuar intolerancën ndaj popullit rom dhe grupeve të tjera të margjinalizuara”.

Në këtë ditë, në vlerësojmë trashëgiminë e pasur kulturore dhe traditat e popullit rom, si dhe kontributet e tyre në qindra vende mbarë botës ku ata jetojnë, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, shumë romë vazhdojnë të përballen me diskriminimin, izolimin dhe margjinalizimin në jetën e tyre të përditshme. Ne u bëjmë thirrje qeverive që të ndërrmarrin hapa për të luftuar intolerancën ndaj popullit rom dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, si dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën sociale dhe ekonomike, duke nxitur kështu stabilitet dhe demokraci”, shkruan Pompeo.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në gjithë botën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dita nderkombetare e romeve mike pompeo shresat e margjinalizuara dita nderkombetare e romeve mike pompeo shresat e margjinalizuara

Sondazh

Poll