Bota

Albin Kurti nga Kumanova thirrje shqiptarëve: Votoni Blerim Rekën, nuk është i korruptuar

8 Prill 2019, 07:51 Nga DOSJA
Albin Kurti nga Kumanova thirrje shqiptarëve: Votoni Blerim Rekën, nuk

Maqedoni e Veriut: Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti nga Kumanova ka bërë edhe njëherë thirrrje që votohet Blerim Reka në Maqedoninë e Veriut si president në zgjedhjet e 21 prillit.

“Blerimi nuk është i korruptuar dhe nuk korruptohet. Blerimin duhet ta votoni edhe për atë që ai është. Ju e njihni mirë si shkupjan, diplomat e profesorë, intelektualë e publicistë. Unë e njoh edhe më mirë si këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare i Adem Demaçit në zyrën e UÇK-së në vitet e luftës së Kosovës.”, theksoi Albin Kurti.

Sipas tij, sikur mos të kishin shqiptarët një kandidat të tyre kjo do të ishte mungesë vetërespekti, se kur nuk e respekton veten, as tjetër nuk të respektojnë.

“E dijmë se shifra 20 për qind është shprehja më e shpeshtë me M.O, mirëpo nga pushtet e mëhershme sidomos nga periudha e Gruevskit kjo përdorej si manipulim për të zbritur numrin e popullsisë. Shtetrrethimi i Kumanovës në majin e 2015 synonte që të nënshtronte shqiptarët e Kumanovës dhe të mbillte frikë që ata të shpërngulen dhe të bien nën 20 për qind. Qytetet e mëdha siç janë Ohri, Manastiri, Velesi e Prespa, që kishin popullsi mbizotruese shqiptare, sot janë spastruar. Maqedonët intimisht e pranojnë këtë. Madje ka edhe shprehje të veçantë që i thërrasin shqiptarët e maqedonizuar, si shkretë. Por ne sot i përgjigjemi me Blerim, me profesor Blerim Reka”, theksoi Albin Kurti.

Tre kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nisur fushatën 20-ditore për të siguruar mbështetjen e qytetarëve për të parin e shtetit. Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti blerim reka zgjedhjet 21 prill maqedoni albin kurti blerim reka zgjedhjet 21 prill maqedoni

Sondazh

Poll