Bota

E vrau se ishte ‘i bardhë dhe i lumtur’, gjygjtari kërkon falje për lirimin e vrasësit

8 Prill 2019, 08:35 Nga DOSJA
E vrau se ishte ‘i bardhë dhe i lumtur’, gjygjtari kërkon

Vrasja e ndodhur në Torino, ku një djalë mbeti i vrarë, tronditi mbarë opinionin public, por gjygjtari i Gjykatës së Apelit vendosi të shpallë të pafajshëm autorin e krimit.

Gjygjtari që liroi vrasësin e deklaruar Said Mechaquat pasi ky i fundit i kërkoi falje publike familjes së viktimës, ka kërkuar falje publike.

Emigranti i lindur në Marok, Stefano Leo mbeti i vrarë para pak kohësh, por gjykata mori vendimin për të liruar autorin e krimit. Megjithatë gjygjtari i çeshtjes është penduar dhe ka kërkuar falje.

“Si përfaqësues i shtetit, do tëë dëshiroja të kërkoj falje familjes së Stefano Leos. Unë nuk pranoj që të thoni se Gjykata e Apelit është bashkarisht përgjegjëse për vrasjen. Ne bëmë detyrën tonë”,-u shpreh gjygjtari Edmondo Barelli.

Kjo ‘falje’ vjen pasi u zbulua se Said Mechaquat me origjinë  italiano-marokene ishte dënuar në qershor të vitit 2016 me 6 muaj burg për një sulm të rëndë ndaj të dashurës.

Ministria italiane e Drejtësisë ka nisur një hetim formal në këtë çështje për të përcaktuar nëse është bërë gabim gjyqësor në këtë rast apo jo.

Marrë dhe përshtatur nga: BreitBart

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota falje gjygjtarë stefano leo torino vrasje falje gjygjtarë stefano leo torino vrasje

Sondazh

Poll