Bota

Zbrazen edhe fshatrat e Vrrinit në Prizren, qindra të rinj largohen nga vendi, mesazh prekës nga Sllovenia!

8 Prill 2019, 10:26 Nga DOSJA
Zbrazen edhe fshatrat e Vrrinit në Prizren, qindra të rinj largohen

KOSOVE-Dikur fshatrat e Vrrinit ishin emblemë e UÇK – së, një qendër për mbrojtjen e Kosovës nga armiku, por sot këto fshatra janë duke u boshatisur masivisht. Të rinjtë janë ata që largohen më së shumti.

Sipas Selmir Krasniqit vetëm në ditët e fundit nga fshati Kushtrim (Billushë) janë larguar qindra të rinj ndërsa qindra të tjerë janë duke pritur vizën për të ikur nga vendi.

Një qytetar ka dërguar këtë foto nga Stacioni i Autobusave në Prizren pas nisjes së tij në Slloveni me një mesazh prekës ku shkruan:

“A shkon kështu me kët qeveri mja kthy shpinën nanës, babës deri kur me kta q…! Lur t vjen koha e votave na vin napër hoda kur t kryen zgjedhjet mo 4 vjet nuk na njofin . Na detyrun me ik me lëshhu Kosovën, mja kthy shpinën familjes mi lan vetëm pleqt në Kosovë”.

Siç shihet nga foto, qindra të rinj presin para ambasadës Sllovene në Prishtinë. Në pritje të liberalizimit të vizave, kanë gjetur rrugën më pak të vështirë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Marrin një vizë sllovene dhe pres Sllovenisë kalojnë kufirin për në Austri dhe më pas në Gjermani ose Zvicër. Gjermania është destinacioni më i preferuar për shkak të lehtësirave që ka krijuar së fundi për emigrantët. Kështu po boshatiset Kosova. Me të njëjtin ritëm që boshatisej kur ishte e pushtuar nga serbët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni migrimi ne kosove migrimi ne kosove

Sondazh

Poll