Politike

PS dhe opozita e bashkuar bien dakord, nesër mblidhet KP, Gjiknuri: Diskutojmë për hapjen 100% të listave dhe koalicionet

27 Korrik 2020, 09:22 Nga DOSJA
PS dhe opozita e bashkuar bien dakord, nesër mblidhet KP, Gjiknuri:

TIRANË- Hapja 100% e listave, propozim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të diskutohet nesër në Këshillin Politik. Partia Socialiste konfirmoi me ftesën e Damian Gjiknurit se në rend të ditës do të ishte hapja e listave dhe ndikimi i amendamenteve kushtetuese tek koalicionet parazgjedhore.

Pjesëmarrja në orën 11:00 në KP u konfirmua nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, ndërsa paralelisht me kohën e këmbimit të emaileve, ambasadorja amerikane Yuri Kim bashkë me Luigi Sorecën e Bashkimit Evropian shkuan tek zyra e kryeministrit Edi Rama, ku u raportua se i kërkuan vijimin e dialogut.

Debati për Reformën Zgjedhore tashmë ka kaluar nga pika ku palët ndodheshin një javë më parë. Kuvendi miratoi të enjten me 97 vota pro marrëveshjen e 5-qershorit, dhe palët nisën diskutimet për hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, solli një tjetër ofertë për kryeministrin Edi Rama.

Hapjen 100% të listave por pa ndryshuar koalicionet. Rama iu përgjigj se koalicionet nuk do të ndalohen por do të ndryshohen. PD kishte gati edhe një model për funksionimin e tyre bashkarisht me hapjen 100% të listës. Ndërkombëtarët nga ana tjetër janë të prerë në qëndrimin e tyre. Për ta, çdo ndryshim kushtetues duhet të realizohet përmes dialogut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll