Sport

VIDEO/ “Kopil i pacipë”, kapiteni i skuadrës fyen në lidhje të drejtpërdrejtë gazetarin pas pyetjes që i bëri

26 Korrik 2020, 20:04 Nga DOSJA
VIDEO/ “Kopil i pacipë”, kapiteni i skuadrës fyen në

ANGLI-Skuadra e Watford do të duhet të luajë sezonin e ardhshëm në Championship. Klubi anglez u mund nga Arsenal në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Arsenal me shifrat 3-2, që në rast suksesi atëherë skuadra verdhezi do të shpëtonte sezonin. Në fund të ndeshjes gazetari i “Sky Sport”, e pyeti kapitenin e skuadrës Troy Deeney, se nëse do të tërhiqet tani që skuadra ra nga kategoria.

Deeney-t nuk i pëlqeu aspak kjo pyetje dhe e cilësoi drejtpërdrejt ‘kopil të pacipë’, por kërkoi menjëherë falje teksa gazetari e falenderoi që po i kërkonte falje.

Në fund anglezi tha se nuk do të tërhiqej nga futbolli tani pas rënies nga Premier League. 32 vjeçari është pjesë e skuadrës që në sezonin 2010-2011.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport premier league troy deeney watford premier league troy deeney watford

Sondazh

Poll