Sport

VIDEO/“Ta blej qenin kur të shënoj Hysaj”, video e tifozit të Napolit po bën xhiron e rrjetit

26 Korrik 2020, 14:54 Nga DOSJA
VIDEO/“Ta blej qenin kur të shënoj Hysaj”, video e tifozit

ITALI- “Kam vendosur bast me babain, nëse do të shënoj Elseid Hysaj, atëherë do të më blej një qen”. Kjo ishte mënyra sesi u komentua nga një tifoz i Napolit në sezonin e shkuar mbrojtësi shkodran pas humbjes 1-2 ndaj Atalantës, që gjithmonë përfundon në qendër të ironive dhe sarkazmave për lojën e dobët në sulm.

Marrëdhënia me portën kundërshtare është një histori më vete, teksa vetëm në mbrëmjen e djeshme Hysaj ka arritur që të realizojë golin e parë në Seria A, pikërisht në përballjen e fituar 2-0 ndaj Sasuolës.

Pra mbrojtësi shkodran i jep njëkohësisht edhe qenin tifozit të vogël, që mes batutave dhe lojës që u mbajt edhe nga gazetari, shfaqën dyshime të mëdha nëse Hysajt mund të shënonte ndonjëherë me fanellën e Napolit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj napoli hysaj napoli

Sondazh

Poll