Sport

Një i “çmendur” për stolin e Barcelonës, Messi sponsorizon trajnerin argjentinas për sezonin e ardhshëm

26 Korrik 2020, 15:58 Nga DOSJA
Një i “çmendur” për stolin e Barcelonës, Messi

SPANJË- Barcelona është shoqëruar nga probleme të shumta këtë sezon, ku për shkak të rezultateve vendosi të shkarkojë Ernesto Valverden, për ta zëvendësuar me Quique Setien, por edhe ky i fundit mund të mos qëndrojë shumë gjatë, pasi pas përfundimit të sezonit pritet të largohet.

Në këtë situatë, Barcelona dëshiron një skuadër konkurruese për sezonin tjetër, ku të synohen trofe të mëdhenj dhe gjithçka do të nisë nga trajneri.Bartomeu pëlqen Xavi Hernandezin, por ky i fundit duket se nuk është i gatshëm për të marrë drejtimin e skuadrës. Në këtë situatë, një kërkesë për drejtuesit e ka edhe Leo Mesi.

Ylli i katalanasve pëlqen shumë trajneri argjentinas, Marselo Bielsa.Ky i fundit riktheu Leeds United në Premier Ligë pas 16 vitesh mungesë dhe Messi dëshiron që ta ketë te Barcelona, pasi mendon se loja që ai bën është e njëjtë me atë të Guardiolës, kur Barcelona asokohe dukej një skuadër e pa konkurrueshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona leeds marcelo bielsa messi barcelona leeds marcelo bielsa messi

Sondazh

Poll