Sport

VIDEO/ Me flakadanë dhe këngë në mes të qytetit, Shkupi e uron kështu Tiranën për titullin kampion

26 Korrik 2020, 10:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Me flakadanë dhe këngë në mes të qytetit, Shkupi

SHKUP– Ata njihen për miqësinë e tyre e cila lind nga një pasion i përbashkët, tifozeria dhe mbështetja e pa kufijtë për ekipin e zemrës. Bëhet fjalë për tifogrupin e Tiranës, “Tirona Fanatics” dhe tifogrupin e Shkupit, “Shvercerat”, të cilët në shumë raste ndajnë edhe tribunat së bashku.

Së fundmi, me bardheblutë që u shpallën kampionë, nuk kanë munguar urimet edhe nga ana e klubit të Shkupit dhe tifozëve të tyre. Por, nëse herën e parë ishte një mesazh në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, këtë herë “Shvercerat”, kanë pasur një urim ndryshe.

 

Anëtarë të grupimit janë shfaqur me këngë dhe flakadanë duke treguar të gjithë mbështetjen për Tiranën, teksa e urojnë për titullin kampion duke krijuar një atmosferë stadiumi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shkup shvercerat tirana tirona fanatics shkup shvercerat tirana tirona fanatics

Sondazh

Poll