Sport

16 vjet pjesë e Real Madrid, Zidane nuk pyet dhe largon nga skuadra të birin

26 Korrik 2020, 12:35 Nga DOSJA
16 vjet pjesë e Real Madrid, Zidane nuk pyet dhe largon nga skuadra të

SPANJË-Djali i Zinedine Zidane, Luca, i cili mban rolin e portierit me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në këtë merkato.Portieri nuk mund të gjejë shumë hapësira në klubin madrilen, ndonëse trajner është babai i tij dhe për këtë arsye pritet të largohet.

Luca do të kalojë në një skuadër ku do të gjente më shumë minuta, ku të tregonte edhe cilësitë e tij. Tashmë në moshën 22-vjeçare, Luca është pjesë e Realit që në moshën 6 vjeçare, por duket se pas 16 viteve do të largohet nga klubi, të cilin e ka dashuruar që i vogël.

Kontrata e futbollistit me Realin ka përfunduar që më 21 korrik dhe tashmë ai është një lojtar i lirë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luca zidane real madrid zidane luca zidane real madrid zidane

Sondazh

Poll