Sport

Moto Gp/ Fabio Quartararo dominon edhe në Spanjë, Valentino Rossi në podium pas një viti mungesë

26 Korrik 2020, 15:37 Nga DOSJA
Moto Gp/ Fabio Quartararo dominon edhe në Spanjë, Valentino Rossi

SPANJË- Fabio Quartararo fiton garën e dytë radhazi në Botërorin e Moto Gp duke u shkëputur i vetëm në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Francezi i talentuar dominoi Çmimin e Madh të Andaluzisë, teksa pasi u nis nga pole-position regjistroi edhe xhiron më të shpejtë në garë ndërsa e kryesoi nga fillimi deri në fund garën e zhvilluar në pistën e Jerez de la Frontera.

Në podium bashkë me pilotin e Petronas Yamaha SRT u ngjitën edhe dy pilotët e Yamahas zyrtare, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi që bëri një garë shumë të mirë duke iu gëzuar në fund vendit të tretë me italianin që rikthehet pas një viti në pod. Vendi i 4-t për japonezin Taakaki Nagami që në mungesë të Marc Marquez, mbajti lart flamurin e Hondas i ndjekur nga Joan Mir dhe Andrea Dovizioso.

Vetëm vendi i 8-të për vëllain e Marc Marquez, Alex Marquez që gjithashtu garon me Repsol Hondan.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabio quartararo moto gp valentino rossi fabio quartararo moto gp valentino rossi

Sondazh

Poll