Sport

VIDEO/Po ngrinte trofeun si kampion, e rrëzon në tokë dhe prish festën

26 Korrik 2020, 12:03 Nga DOSJA
VIDEO/Po ngrinte trofeun si kampion, e rrëzon në tokë dhe prish

RUSI– Një lajm i bujshëm por edhe shumë i çuditshëm vjen nga Rusia. Pas një sezoni fantastik të cilin e mbylli plot klas, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime .Pasi dominoi Ligën ruse të cilën e fitoi me 15 pikë vantazh ndaj Lokomotivës së Moskës, Zeniti fitoi edhe Kupën.

Skuadra e trajnerit Semak arriti të kalojë minimalisht rivalët e Khimki pas një penalltie të shënuar nga Dzyuba, por gjatë festimeve, gjërat nuk shkuan si duhet në stadiumin e finales.

Kapiteni Ivanoviç ngriti lart trofeun, por më pas serbit i ra nga duart duke e thyer. Kjo nuk e cënoi gjithsesi festën e merituar të skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ivanovic rusi zenit ivanovic rusi zenit

Sondazh

Poll