Politike

PD i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Rama vazhdon koalicionin me krimin

26 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Gjiknurit: Ndryshimi i njëanshëm i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Damian Gjiknurit, i cili shprehej nuk ishte dakord me kërkesat e bëra nga opozita e bashkuar. 

Në një reagim, Bardhi shkruan nëse Kushtetuta ndryshon në mënyrë të njëanshme është provë se Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Më tej zyrtari i PD, shton se Edi Rama është braksitur nga qytetarët dhe po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal.

Sipas tij zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve. 

“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët“, shkruan Bardhi.

Më herët deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një një reagim në Facebook, shprehej se hapja e listave duhet me patjetër të shoqërohet me ndalimin e koalicioneve. Sipas tij shumë parti marrinë pjesë në zgjedhje vetëm për të marrë para nga buxheti i shtetit dhe nuk kanë elektoral.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damina gjiknuri gazment bardhi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave damina gjiknuri gazment bardhi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave

Sondazh

Poll