LIVE UPDATES
Politike

Gjiknuri i përgjigjet opozitës së bashkuar: Vazhdojmë me amendimet e bëra nga pakica në Kuvend, listat hapen 75% dhe hiqen

26 Korrik 2020, 11:01 Nga DOSJA
Gjiknuri i përgjigjet opozitës së bashkuar: Vazhdojmë me

TIRANË- Damian Gjiknuri, anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik ka reaguar pas mbledhjes së këtij institucioni, ku opozita e bashkuar dorëzoi kërkesën për hapje 100% të listave. Në një shënim në mediat sociale, Gjiknuri lë të kuptohet se maxhoranca do të vijojë procedurat me amendamtentet e dorëzua më herët në Kuvend nga opozita parlamentare dhe që listat nuk do hapen me detyrim 100%.  

“Amendamentet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%”, shkruan deputeti i PS. Më tej ai shton se hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionojmë përmes ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut.

Gjiknuri shton se mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues (30 korrik) për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Në reagimin e tij, socialisti prek dhe pjesën e koalicionet parazgjedhore dhe shkruan se janë të panevojshëm dhe kanë një kosto të lartë për buxhetin e shtetit. “Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe”, shton ai. Pasi jep disa argumente të tjera për të këqijat e kolaicioneve para zgjedhore, Gjiknuri tregon qartë se nuk mbështet kërkesën e opozitës së bashkuar.

Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në përspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit”, përfundon ai.

REAGIMI I PLOTË

SFIDAT QË DUHET TË ADRESOJMË PAS HAPJES SË LISTAVE TË KANDIDATËVE. Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parlamentare dhe mazhorancës e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratike për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë na bën të reflektojmë për masat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administrimit të zgjedhjeve. Amendamentet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%.

Ajo çka vijimësisht e kam theksuar gjatë javëve të fundit, si çdo gjë e re edhe hapja e listave zgjedhore shoqërohet me shumë sfida të cilat nëse nuk adresohen siç duhet mund të vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e administrimit. Ky fakt nuk duhet të na bëjë të hezitojmë. Hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionojmë përmes ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut. Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet të vendosim parashikimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtjen e procesit.

Për të kuptuar secili prej jush se si ndikon kombinimi mes listave të hapura të kandidatëve dhe koalicioneve me lista të përbëra apo ato unike, do ndalem në disa konstatime konkrete. Neni 10 i Ligjit për Partitë Politike përcakton se subjekti regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në Gjykatën e Tiranës dhe përmban për çdo anëtar themelues: emrin e mbiemrin, numrin personal dhe vendbanimin.

Në zgjedhjet e vitit 2005 në Shqipëri aplikohej sistemi zgjedhor mazhoritar (100 mandate) i korrektuar me proporcional kombëtar (40 mandate). Në këtë proces, fleta e votimit përmbante 27 subjekte zgjedhore. 12 prej tyre nuk arritën të merrnin as 1% të votave në rang vendi. Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 sanksionuan sistemin zgjedhor proporcional të ndarë në 12 rajone. Testi i parë ishte procesi zgjedhor i vitit 2009 ku në fletën e votimit u rënditën 34 subjekte politike, grupuar në katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Vetëm gjashtë parti arritën që të kalonin mbi minimumin prej 1% të votave ndërsa të tjerat dështuan përfshirë 14 që nuk mblodhën vota as sa numri i minimal i themeluesve.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të shënonin një tjetër rekord. Fleta e votimit përmbante 62 parti të grupuara në dy koalicione, katër parti jashtë tyre dhe dy kandidat të pavarur. Dyfishimi i numrit të subjekteve në fletën e votimit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme do të shoqërohej me faturën e parë, dështimin e implementimit të teknologjisë si projekt pilot në procesin e votimit dhe numërimit. Për shkak të listës së gjatë të partive, fleta e votimit u bë e pamundur të lexohej nga paisjet teknologjike. Sipas rezultatit zyrtar, 60 subjekte nuk kapën dot as 1% të votave ndërsa 45 prej tyre nuk mblodhën as 3 mijë vota sa kanë dorëzuar firma në gjykatë për tu legjitimuar si parti. Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësisht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administratën publike, vende pune, financim nga Buxheti i Shtetit për pjesëmarrje në zgjedhje, qira të lira për akomodim në godina publike etj.

Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Procesi zgjedhor i vitit 2017 e konfirmon këtë konstatim. Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra nuk u zbatuan në këtë proces çka çoi në reduktimin drastik të partive në fletën e votimit në vetëm 18. Gjithësesi, edhe në këtë rast, 9 prej tyre morën më pak vota se numri i detyrueshëm i themeluesve. Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë që krijojnë koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra mes vet partive të vogla. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve. Partitë e vogla që bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar. Si përkthehet kjo konkretisht?

Për ilustrim shohim rastin e zgjedhjeve të vitit 2013 në Qarkun e Tiranës. Partia Fryma e re Demokratike garoi jashtë “trenave” të dy partive të mëdha dhe mori 10062 vota ose 2,23% duke u shmangur nga llogaritja e shpërndarjes së mandateve dhe nuk përfitoi asnjë të tillë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet garoi në “trenin” e Partisë Demokratike dhe mori 9173 vota ose 2,03% duke fituar një mandat deputeti. Gjithashtu, Partia Republikane garoi në të njëjtin “tren” dhe mori 10561 vota ose 2,34% duke fituar një mandat deputeti. Pra, ndonëse PDIU dhe PR nuk kaluan pragun 3% të votave të qarkut, fituan nga një mandat në kohën kur FRD-së ju mohua. Nëse marrim rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 nëbqarkun e Fierit, kjo anomali bëhet edhe më e theksuar pasi nëse Aleanca e Djathtë mund të kishte mandatin e shtatë për të cilin ishte shumë pranë, partia PDIU me 4687 vota do të merrte mandat ndërkohë që LSI për mandatin e saj do ti duheshin mbi 10 mijë vota, një anomali më shumë se 50%.

Duhet kuptuar se kolonat kyçe të administrimit të procesit kanë të bëjnë me tre element. Së pari, qartësia dhe thjeshtësia që i krijohet zgjedhësit para fletës së votimit. Së dyti, numërimi sa më transparent dhe i shpejtë. Së treti, shqyrtimi i kontestimeve dhe tabulimi i rezultateve. Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.

Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Imagjinoni për një moment një situatë të tillë ku kalon një javë, dy apo më shumë se kaq nga dita e votimeve dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cili është rezultati i zgjedhjeve!! Kaosi në administrimin e procesit do të çonte automatikisht në bërjen pis të zgjedhjeve, opozita do të nxitonte të akuzonte qeverinë si fajtore dhe vendi do të rrezikonte destabilizimin. Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në përspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit.

Kërkesa për lista të hapura në Këshillin Politik u bë të premten nga opozita e bashkuar. Prej javësh po diskutohet në Kuvend për hapjen e listave, por maxhoranca dhe opozita parlamentare në amendimet e tyre kërkojnë hapje 75% listave dhe ndryshimin e formulën të koalicioneve. Ky propozim i tyre kundërshtohet opozita jashtëparlamentare, e cila kërkon hapje të plotë. Të premten në KP u diskutua për më shumë se dy orë për këtë çështje, por nuk u arrit konsensusi. Pas kërkesës së opozitës së bashkuar dhe opozita paralamentare kërkoi nga PS që të hapeshin listat 100%, por maxhoranca me përgjigjen e sotme u mbyll derën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri hapja e listave keshilli politik opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave damian gjiknuri hapja e listave keshilli politik opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni