Aktualitet

“Shqiptarët më mirë se gjermanët për maskën”/ Mjeku Koni bën parashikimin për pandeminë: Do ketë valë tje

25 Korrik 2020, 17:52 Nga DOSJA
“Shqiptarët më mirë se gjermanët për

TIRANË– Mjeku urolog, Artan Koni ka qënë i ftuar në emisionin “Kjo javë” për të folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Koni është shprehur se QSUT-ja dështoi me hapjen pas karantinës duke u kthyer në burim infeksioni për qytetarët. Megjithatë mjeku sqaroi se fajtorë për situatën nuk ishin kolegët e tij por mungesa e mjeteve të punës. 

“Pra, kur thonim që te hapja duhet të ketë kujdes, pasi urbanet, grumbullimet, do ishin vatra infeksioni, na doli që vatra më e madhe e infeksionit të ishte QSUT, vendi ku duhet të ishim 100% të sigurt. Mund të ishte një spital tjetër, por jo QSUT, që mbahet si më i madhi në vend që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Nëse nuk e kemi vëmendjen maskimale te QSUT, ku do e kemi, te Parku i Liqenit? QSUT çedoi në këtë pikë për disa arsye: retorika e përgjithshme e qeverisë është që pas hapjes së karantinës, fajin e ka populli se nuk është aq i kujdeshëm sa duhet. Po në QSUT kush e pati fajin, mjekët? Nuk e kishin fajin as mjekët, as sanitarët, por mungesa e mjeteve,“-u shpreh ai. 

Sa i përket përgjigjes së qytetarëve, mjeku Koni tha se shqiptarët kanë respektuar rregullat për t’ju shmangur koronavirusit më shumë se gjermanët. Megjithatë ai paralajmëroi se në javët e muajt në vijim do të ketë më shumë raste pasi situata është shqetësuese edhe pse virulenca e pandemisë po bie. 

“Koronavirusi është një virus si gripi, që doli për herë të parë më 2019 dhe do të qëndrojë këtu. Si gripi, edhe ai do të qëndrojë këtu, edhe me vaksinë do ta kemi. Vaksina nuk do ta zhdukë, por ajo do na ndihmojë mos të kemi më këtë pandemi. Patjetër që do të kemi një valë të dytë, por përderisa virulenca e tij po bie, nuk shoh shqetësim të madh. Po vdesin mosha të reja, do të thotë se situata është më shqetësuese… Në shkurt dhe në mars ishim më keq, nuk bënim tampone, nuk e dinim. Rastet që shohim tani të shtuara do të thotë se kanë qenë shumë mangut më parë, në kohën e pikut. Edhe në Itali ka shumë të rinj të prekur. I shoh njerëzit në rrugë më mirë se gjermanët. Sot që flasim në Gjermani nuk i mbajnë maskat, gjermanët i janë kthyer jetës normale. Shqiptarët duke ditur që s’kanë tampona dhe spitale e kanë marrë më seriozisht se italianët e gjermanët,“- shtoi ai. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koronavirusi ne shqiperi artan koni koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll