Familja dha alarmin! Italiani gjendet i pajetë në katin e 6-të të një pallati në Kavajë, ja dyshimet e para
25 Korrik 2020, 14:47Nga DOSJA
KAVAJË– Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë në katin e gjashtë të një pallati në qytetin e Kavajës. Mësohet se italiani, i identifikuar si Xhuzepe Klemente, ishte banues në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku edhe është gjetur pajetë.
Alarmin për të e dhanë familjarët e tij në Itali, të cilët prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm nuk kishin mundur që të kontaktonin me të në telefon. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë vënë re shenja dhune duke bërë që dyshimet e para të jenë lidhur me një vdekje natyrale.
Kjo duke marrë parasysh edhe faktin që 70-vjeçari ka pasur probleme të shumta shëndetësore në kaluarën, ndaj dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë sulmi në zemër. Ai kishte mbi 20 vjet që ishte martuar me një shqiptare ndërsa kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të varrosej në Shqipëri.
Trupi i tij është nisur për në morgun e Tiranës, për një ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të vendosë edhe shkakun e vdekjes së tij.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Aurela Perhati, 25-vjecarja shqiptare që ishte akuzuar për vrasjen e Massimo Garitta është liruar ditën e sotme pasi gjyqtarët vendas kanë vlerësuar se a...
SHQIPËRI- Fundjavës së freskët po i vjen fundi! Sipas parashikimit të motit të bërë nga “Metoalb”, kjo fundjavë do të jetë e freksët. Ditën e shtunë por ed...
TIRANË– Rekord viktimash nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me pandeminë. Në njoft...
TIRANË – Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika, e cila u shpreh se kishte parë projektin e Teatrit të ...
MIRDITË -Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është prekur nga COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga strukturat shëndetësore në Lezhë, por edhe miqtë e tij ...
VLORË– Një 40-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Borshit. Sipas informacioneve mësohet se viktima është Eduard Gumeni, me origjinë nga Tepelena, p...
TIRANË -Një studim i World Vision Albania ka dalë në përfundimin, se punësimi, strehimi dhe informacioni për shërbimet janë 3 nevojat kryesore, të cilat nd...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas videos ku ai shfaqej me disa miq duke festuar. Në një reagim në mediat sociale, Pipero shprehet se video është ...
TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga “Vjedhja” te “Dhuna në familje”. Gjithashtu u arrestua edhe...