Aktualitet

Bukë, djathë dhe domate, qytetari tregon me FOTO se si është dreka e tij e pushimeve: Kaq kemi mundësi..

25 Korrik 2020, 15:36 Nga DOSJA
Bukë, djathë dhe domate, qytetari tregon me FOTO se si është

DURRËS– Me ardhjen e verës vijnë edhe pushimet, të cilat “duhet ” të kalohen pranë detit. Mirëpo e teksa pushtetarët “e djegin” nëpër resortet e shtrenjta të Jugut, disa të tjerë kanë zgjedhur plazhin e Durrësit, ku me vete kanë marrë një çadër të thjeshtë, bukë, domate dhe djathë.

Kështu po i kalon pushimet një qytetar i thjeshtë ku në një foto të postuar në JOQ shihet dreka e tij tejet modeste në Spille të Durrësit. Bukë me vaj, djathë e domate, ka fotografuar pushuesi, i cili shpjegon se kaq e ka mundësinë, pasi qeveria që është në pushtet nuk i lejon që ai të konsumojë një vakt në një nga restorantet në bregdetin e Adriatikut.

 

 

“Ju urojm fundjave te kendeshme nga plazhi i spllejt. Sot Ne spillej. Buke me vaj djathe e domate. Kaq kemi mundesi se shteti nuk na len te kemi me shume. Dit te mbare.”

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

” Ju urojmë fundjavë të këndshme nga plazhi i Spillejt. Bukë, djathë dhe domate, kaq kemi mundësi se shteti nuk na len të kemi më shumë. Ditë të mbarë!”– shkruan pushuesi krahas fotove te trishta.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres durres

Sondazh

Poll