Aktualitet

Rrezikuan mbytjen në plazhin e Divjakës, shpëtohen tre të mitur. Policia jep detajet për ngjarjen

25 Korrik 2020, 17:18 Nga DOSJA
Rrezikuan mbytjen në plazhin e Divjakës, shpëtohen tre të

DIVJAKË– Tre të mitur nga shpëtuar nga mbytja në plazhin e Divjakës. Për shpëtimin e tyre ka ndërhyrë Policia, rojat e kullave dhe disa pushues.

Të miturit e moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf janë dërguar në spitalin e Lushnjes, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i plotë:

Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet divjake plazhi i divjakes divjake plazhi i divjakes

Sondazh

Poll