Aktualitet

Fluksi në dogana, ja sa persona u futën dje në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

25 Korrik 2020, 15:04 Nga DOSJA
Fluksi në dogana, ja sa persona u futën dje në Shqipëri nga

KAPSHTICW-Për shkak të sezonit turistik në doganën e Kapshticës dhe Qafë-Thanës është shtuar fluksi i udhëtarëve në hyrje. Ndërkohë përsa i përket daljeve, nuk ka pasur ndryshime të mëdhë dhe numri ka qenë pak a shumë i njëjtë.

Në doganën e Kapshticës të premten më 24 korrik, janë futur 1326 persona, si dhe kanë dalë 751. Ndërsa në Qafë-Thanë, janë futur 2833 persona, si dhe kanë dalë 1930 të tjerë.

Gjithashtu në javët e fundit në doganën e Morinës ka pasur numër të lartë udhëtarësh. Pavarësisht se vendi po kalon situatë të vështirë për shkak të COVID-19, shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar fundjavat.

Ndërkohë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve në mesin e punëtorëve sezonalë, kalimi drejt Greqisë do të bëhet me atorizime të veçanta, vetëm për ata që kanë arsye shumë të forta për të udhëtuar drejt tokës helene.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices fluksi ne dogana qafe thana dogana e kapshtices fluksi ne dogana qafe thana

Sondazh

Poll