Aktualitet

Historia e doktoreshës shtatzënë, komentuesit “masakrojnë” Manastirliun: Si mund të punojë shtatzënë mjekja tek spit

25 Korrik 2020, 15:28 Nga DOSJA
Historia e doktoreshës shtatzënë, komentuesit

TIRANË– Ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi foton e mjekes Krisli nga brenda spitalit Infektiv, e cila po u shërbente pacientëve. Duke marrë parasysh se Krisli është mjeke deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përveçse detajit që ministrja ndau me vetë ndjekësit e saj; doktoresha ishte shtatzënë në muajin e nëntë.

Heronj!,”-shkruan Manastriliu krahas fotos ndërsa komentuesit e kanë “masakruar” duke i përmendur gjendjen e saj dhe rrezikun që i kanoset nga një infektim i mundshëm. Pikërisht një prej tyre i ka kthyer përgjigje edhe vetë shefja e Shërbimit Infektiv, Najda Çomo, e cila është kapur me një komentuese por duke mos i kthyer përgjigje për pyetjet e saj.

KOMENTET:

Najada Çomo: Një falenderim të madh, për Dr.Krislin, që si reanimatore, po jep kontribut maksimal, në mjekimin e pacientëve me Covid-19, dhe jo pak, por 5 muaj! Aktualisht është duke shërbyer. Mirënjohje Dr Krisli

Komentuesi: Nuk më duket normale që një mjeke shtatzënë të punojë në kushtet e Infektivit sidomos me pacientë me covid-19. Një gabim i vogël mund të sjellë pasoja shumë të rënda për mjeken ose bebin. Duhen mënjanuar këto gjëra. Nuk dihet ende çfarë pasojash jep ky virus. Ju lutem ky nuk është heroizëm. Është budallallik. Me zjarrin e ujin nuk luhet thotë shprehja. Duhet shtuar dhe covid-19 këtu.

Najada Çomo: Dr Krisli, është shumë punëtore, profesioniste dhe shumë e mirë. Punon dhe nuk ka kohë për të ëndërruar.

Por si mund të punojë një mjeke shtatzënë në spitalin Infektiv, ku janë infektuar edhe mjekë të tjerë përfshirë edhe shefin e Urgjencës, Skënder Brataj. Organizata Botërore e Shëndetit shkruan lidhur me rastin se “para, gjatë dhe pas lindjes, të gjitha gratë kanë të drejtën e një kujdesi me cilësi të lartë si në kushte normale”. Por ka përfituar të njëjtin shërbim edhe doktoresha? Në kushte të tilla, a nuk duhet që doktoresha të ishte larguar përkohësisht nga detyra për sigurinë e saj dhe të foshnjës. Disa kohë më parë “propublica.org” publikoi një artikull ku shkruhej se në të gjithë botën infermieret dhe mjeket shtatzëna detyroheshin që të shkonin në punë edhe pse rrezikonin shumë, e madje disa prej tyre nuk merrnin as lejen e lindjes. Kur raste të tilla janë shënuar në Amerikë, a ka mundësi që diçka e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë? Sepse nuk mund të themi edhe që vuajmë për mjekë e infermiere, pasi çuam për solidaritet në Itali me dhjetra…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dr krisli koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu spitali infektiv dr krisli koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu spitali infektiv

Sondazh

Poll