Bota

Studimi gjerman: Me vetëm një javë trajnim, qentë identifikojnë njerëzit e infektuar me Covid-19

25 Korrik 2020, 15:47 Nga DOSJA
Studimi gjerman: Me vetëm një javë trajnim, qentë

GJERMANI- Një studim i një universiteti veterinar në Gjermani thotë se qentë me pak ditë të trajnimit, kanë aftësi për të identifikuar njerëzit e infektuar me koronavirus.

Tetë qenë të ushtrisë gjermane u trajnuan për vetëm 1 javë dhe ishin të aftë për të identifikuar virusin me një normë të saktësisë prej 94%, sipas një projekti pilot të drejtuar nga Universiteti Veterniar në Hannover. Studiuesit i sfiduan qentë të nuhasin Covid-19 në pështymën e më shumë se 1.000 personave të shëndetshëm dhe të infektuar.

“Ne mendojmë që kjo funksionon për shkak se proceset metabolike në trupin e një pacientëi të sëmurë janë tërësisht të ndryshuara. Ne mendojmë se qentë kanë aftësi për të identifikuar erën specifike”, – tha Maren von Koeckritz-Blickëede, profesore e universitetit.

Qentë, që kanë nuhatje 1000 herë më të ndjeshme se njerëzit, mund të përdoren për të identifikuar infeksionet në vende si aeroporte, kufijtë tokësorë apo evente sportive.

Studimi u zhvillua në bashkëpunim me forcat e armatosura gjermane, Shkollën e Mjekësisë në Hannover dhe  Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg.   Hulumtuesit thanë se hap ii radhës do të jetë trajnimi i qenve që të bëjnë dallimin mes provave me Covid-19 dhe ato me sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm.

Burimi;bloomberg

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en bote koronavirusi en bote

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2020, 14:47

Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dh...

Bota 25 Korrik 2020, 14:12

SHBA- Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga ...