Bota

FDP kritikon Qeverinë: Gjermanisë i duhet më shumë migracion nga Ballkani

25 Korrik 2020, 15:13 Nga DOSJA
FDP kritikon Qeverinë: Gjermanisë i duhet më shumë migracion

Opozita në Bundestag kritikon planet që Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) ka shpallur për të trajtuar emigracionin e punëtorëve nga vendet e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria. Këto plane janë më kufizuese se që ishin  më parë.

“Rregullorja e Ballkanit Perëndimor na ka siguruar për vite një fuqi punëtore shumë të nevojshme,” ka thënë për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” zëdhënësi i politikës sociale i Grupit  parlamentar të FDP, Pascal Kober.

“Planet e Heil për të zgjatur me vetëm tre vjet (deri në vitin 2023) modelin, i cili kohët e fundit ishte i kufizuar në pesë vjet,  dhe për ta kufizuar atë në 25.000 të ardhur të rinj në vit, përbëjnë “një grusht të rëndë për degët si përkujdesja shëndetësore, ndërtimi dhe hotelieria, veçanërisht në kohën e koronavirusit”, ka theksuar Kober.

Rregullorja për Ballkanin Perëndimor, siç dihet, qe miratuar gjatë kohës së krizës së refugjatëve në vitin 2015, në përpjekje për të kufizuar numrin e azilkërkuesve nga vendet si Serbia, Bosnja, Kosova apo Shqipëria. Në të njëjtën kohë ajo duhej të hapte mundësinë e migracionit legal të punës.

Sekretarja e Përgjithshme e FDP, Linda Teuteberg, e cila është gjithashtu zëdhënëse e politikës së migracionit për grupin e saj parlamentar, ka tërhequr po ashtu vërejtjen në këtë pikë.

“Rregullorja Botërore e Ballkanit është një “model i suksesit”. Ajo merr parasysh “nevojën që e drejta e azilit tu jepet atyre që me të vërtetë kanë nevojë për mbrojtje”.

Nga përfituesit e rregullores, 44 për qind kanë punuar kohët e fundit në industrinë e ndërtimit, 13 për qind në gastronomi dhe njëmbëdhjetë për qind në sferën shëndetësore dhe sociale. Vetëm një për qind prej tyre ka qenë e papunë.

Marrë nga:.albinfo.ch

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantet ne gjermani gjermani emigrantet ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2020, 14:47

Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dh...

Bota 25 Korrik 2020, 14:12

SHBA- Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga ...