Aktualitet

Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, mbytet 40-vjeçari në Borsh

25 Korrik 2020, 12:09 Nga DOSJA
Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, mbytet 40-vjeçari në

VLORË– Një 40-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Borshit. Sipas informacioneve mësohet se viktima është Eduard Gumeni, me origjinë nga Tepelena, por prej vitesh banonte në Borsh.

Trupi tij është transportuar në morgun e Spitalit në Sarandë, pasi ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, shkruan Policia.

40 vjeçari është viktima e tetë për këtë sezon turistik. Më herët është mbytur një i moshuar në plazhin e Vlorës dhe gjatë muajit korrik humbi jetën një tjetër pushuese në Shëngjin. Ndërkohë më herët gjatë qershorit kanë humbur jetën edhe 4 pushues të tjerë në Durrës, Shëngjin dhe te Shkëmbi i Kavajës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduard gumeni policia vlore tragjedi ne plazh eduard gumeni policia vlore tragjedi ne plazh

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 09:55

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në spitale vijojnë përgatitjet për plotësimin e nevojave për përballimin e situatë...