Aktualitet

Bashkëpunonte me “Ndrangheta-n” dhe trafikonte kokainë, kush është “Xhaxhai” që u arrestua dje në Tiranë

25 Korrik 2020, 10:39 Nga DOSJA
Bashkëpunonte me “Ndrangheta-n” dhe trafikonte kokainë,

TIRANË- Një ditë më parë Policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane shkatërroi një grup kliminal, në kuadër të operacioni “Magma 2020”, për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndrangheta”. Sipas një njoftimi nga Policia operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica dhe falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor u arrestuan 6 persona të shpallur në kërkim.

Më të arrestuarve ishte dhe Bujar Sejdinaj, i cili njihej me nofkën “Xhaxhai” dhe ishte bashkëpunëtor i Ndragetës në Shqipëri dhe në Ballkan.

Po kusht është “Xhaxhai”?

Bujar Sejdinaj është personi në që shihni në foto dhe mësohet se ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Sejdinaj, njihet si përfaqësuesi i Ndranghetas në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, e në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”.

Por i ashtuquajturi “Xhaxhai”, jo vetëm ka organizuar blerjen e rreth 20 kg kokainë. Në vitin 2019, shtetasi Alesandro Fonti anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunëtorët, Cekini dhe Sejdinaj. Në këtë takim Adrian Cekini ka ndërmjetësuar për udhëtimin e mëtejshëm të “Xhaxhait” drejt Italisë.

Mësohet se 61-vjeçari Bujar Sejdinaj është me origjinë nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por prej ditësh banonte në Tiranë.

Operacioni u zhvillua dje dhe Policia e Shteti ka publikuar pamjet nga aksioni ndërkombëtar për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndrangheta”. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se Sejdinaj u arrestua në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndrangheta operacioni “magma 2020” policia e shtetit xhaxhai i ndrangheta ndrangheta operacioni “magma 2020” policia e shtetit xhaxhai i ndrangheta

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 09:55

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në spitale vijojnë përgatitjet për plotësimin e nevojave për përballimin e situatë...