Buka në Durrës po gatuhet në shtëpi, që nga nisja e pandemisë konsumi në furra ka rënë 40% (VD)
DURRËS- Kjo amvisë durrsake ka disa muaj që e përgatit vetë bukën për familjen e saj dhe nuk është e vetmja. Edhe shumë familje të tjera në Durrës kanë nisur ta bëjnë vetë bukën duke u kujdesur jo vetëm për cilësinë dhe sigurinë e saj, por dhe për buxhetin familjar.
“Që nga pandemia po e bëj vetë. Më pëlqen. Më duket më e pastër dhe më e sigurt. E kemi pak problem se te furra kalojnë shumë veta. Një kujdeset, një jo. Është ulur dhe kosto. Frika nga koronavirusi”, shprehen dy amvisa.
Klodian Dollani ka 11 vjet që punon në sektorin e prodhimit të bukës në Durrës, por muajt e fundit i konsideron si periudhën më të vështirë të aktivitetit të tij. E gjithë dita dhe jeta e tij familjare është lidhur me këtë furrë buke dhe përkushtimin ndaj saj dhe klientëve, po që pas tërmetit të 26 nëntorit dhe më shumë gjatë pandemisë, fuqia blerëse ka rënë.
“Ka rënë konsumi nga pandemia. Ka rënë rreth 40% e punës. Tani është shtuar pak, po jo në nivelin e duhur. E bëjnë bukën vetë. Kanë marrë miell në shtëpi. Edhe ekonomia familjare ka rënë dhe kjo ka ndikuar shumë. Me vështirësi po e përballojmë. Ato 5 lekë që kishim hequr mënjanë po i përdorim që të mbajmë punën ngritur, që të mbijetojmë”, shprehet Klodian Dollani, prodhues buke.
Edhe Irfan Tragaj pohon se ky aktivitet është në krizë, ndonëse ai vetë ka guxuar dhe është përfshirë në të gjatë kësaj periudhe. Më parë ka qenë i punësuar në një furrë buke, po vendosi që të punojë për veten dhe të hapë furrën e tij të bukës në Durrës.
“Krizë është në fakt. Ndjehet shumë. Të gjithë ata që njoh unë ankohen. Shumë banorë janë larguar nga tërmeti nga lagjja, por po merren grantet e rikonstruksionit dhe njerëzit do të kthehen. Shumë e kanë marrë miellin në shtëpi dhe e gatuajnë vetë, nga frika. Unë tani e kam hapur, po konsumi ka rënë shumë. Pak me sakrifica, po do jetë më mirë.”
(Marrë nga Top Channel)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
U kap me 25 doza kokainë në Itali, gati dëbimi për shqiptarin, ja ku e kishte fshehur drogën
ITALI– Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Riminit në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shqiptari ishte prej ditësh në vëzhgim...
“Nuk fikën muzikën pas orës 20:00”, Policia gjobit 4 administratorë lokalesh në Tiranë. Një tjetër ndëshkohet në D
TIRANË- Policia e Shtetit gjatë natës ka vijuar kontrollet për mbylljet e lokaleve të natës. SOt njoftohet se Policia e Durrësit ka gjobitur me 1 milion Le...
INTERVISTË/ Kërkimet sekrete për uraniumin e pamundur shqiptar: Shteti komunist shpenzoi për 15 vjet miliona dollarë
TIRANË- Gëzim Shima u lindi në 15 shtator 1939 në Tiranë. Vazhdoi studimet në fakultetin Gjeologji-Minierë. Specializohet për Stratigrafi e punime Radiomet...
KPA e pezulloi nga detyra, Luan Daci zëvendësohet nga Ina Rama, mes çështjeve në proces edhe Donika Prela
TIRANË -Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi dje nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Pas pezullimit, KPA ka hedhur shortin, për 5 çështjet në të...
Frikë nga COVID-19 në Fier, nis dezinfektimi masiv. Mes të infektuarve një biznesmen
FIER- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pasditen e djeshme se në qytetin e Fierit janë konfirmuar dhe 9 raste të reja me COVID-19. Në këtë qytet sot ka nisur...
Kishin kthyer magazinën e kompanisë në laborator droge, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij italian
ITALI-Policia e Vareses në Itali ka vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian, për përgatitje dhe shpërndarje të lëndëve nar...
Iu zbulua toka me kanabis, pranga 29-vjeçarit në Maliq, arrestohet edhe kryeplaku i fshatit
MALIQ-Një 29-vjeçar nga Maliqi me iniciale F.K. është arrestuar nga policia për kultivim narkotikësh. Gjatë kontrolleve, u zbulua një sipërfaqje e mbjell...
Gjen zgjidhjen për sëmundjet, Sazan Guri apel shqiptarëve: Hiqni dorë nga ulja në shezllon dhe zhytuni në rërë
TIRANË -Ambientalisti Sazan Guri ka dhënë disa këshilla për shqiptarët, se si të veprojnë gjatë pushimeve në bregdet. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, G...
VIDEO/ Pëllumb Pipero ‘harron’ rregullat e COVID-19, mbledh shoqërinë në shtëpi, pi verën me fund dhe thyen gotën nga
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero, është një nga më të njohurit në vend dhe këshillat e tij për përballimin e COVID-19 kanë qetësuar shumë qytetarë. Pipero gjit...