Aktualitet

U kap me 25 doza kokainë në Itali, gati dëbimi për shqiptarin, ja ku e kishte fshehur drogën

25 Korrik 2020, 09:46 Nga DOSJA
U kap me 25 doza kokainë në Itali, gati dëbimi për

ITALI– Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Riminit në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shqiptari ishte prej ditësh në vëzhgim dhe karabinierët kishin ndjekur të gjitha lëvizjet e tij. I riu ishte arrestuar edhe në shkurt po për të njëjtën arsye.

Gjatë kontrollit trupor, karabinierët gjetën disa doza kokainë. Më pas në kabinën e ashensorit në hotelin ku qëndronte, shqiptari kishte fshehur 25 doza kokainë, të cilat ishin bërë gati për shitje. Njëkohësisht u sekuestruan edhe 4500 euro, të cilat vinin nga shitja e lëndës narkotike.

Shqiptari i cili nuk kishte leje qëndrimi, do të dëbohet në ditët në vijim nga zyra e emigracionit në Rimini.

Marrë dhe përshtatur nga Geronimonews

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 27 vjecari shqiptar kapet me kokaine 27 vjecari shqiptar kapet me kokaine

Sondazh

Poll