Aktualitet

REAGIMI/ Pëllumb Pipero sqaron videon pa maskë: Isha në një drekë në Velipojë disa muaj më parë me miqtë e mi, ju kam

25 Korrik 2020, 11:15 Nga DOSJA
REAGIMI/ Pëllumb Pipero sqaron videon pa maskë: Isha në një

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas videos ku ai shfaqej me disa miq duke festuar. Në një reagim në mediat sociale, Pipero shprehet se video është bërë disa muaj me parë dhe ka qenë në një festë me disa miq të tij në Velipojë. 

Mjeku shton se festa ka qenë në kushte të tjera edhe pse me COVID-19, me virusin që duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me te. Po ashtu ai shton se dreka ishte mes miqsh, të cilëve duke i respektuar ju ka besuar jo vetëm fytyrën por edhe jetën.

Te jesh person publik mesa duket ka nje kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirekuptoj te gjithe! Nderkohe dua te sqaroj se video i perket nje dreke mes miqsh ne Velipoje, rreth disa muaj me pare, ne kushte krejt te tjera edhe pse me Covid, me te cilin duhet te mesohemi te bashkejetojme pse jo. E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten!“, shkruan Pipero. 


Video e Piperos është publikuar sot në media dhe mjeku shfaqet duke konsumuar verë me disa miq. Në fund pasi ai pi verën thyen gotën si një shenjë gëzimi. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 09:55

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në spitale vijojnë përgatitjet për plotësimin e nevojave për përballimin e situatë...