Aktualitet

Mori pjesë në një vjedhje me dhunë në Memaliaj, i riu arrestohet dhe u bashkohet tre shokëve të tij në qeli

25 Korrik 2020, 10:52 Nga DOSJA
Mori pjesë në një vjedhje me dhunë në Memaliaj, i riu

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 28-vjeçar, i cili prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu ishte në kërkim për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

28-vjaçari me iniciale M.Sh, bashkë me tre persona të tjerë, të gjithë banues në Durrës që janë arrestuar më parë dyshohet se më datë 04.01.2020 kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Durrësit pas një pune të mirëorganizuar ka kapur shtetasin M.Sh., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ” Vjedhja me dhunë” . Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit Policor”ETALON”, finalizuar nga DVP Gjirokastër disa muaj më parë.

Shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me shtetasit, E.A., A.R., dhe F.R., banues në Durrës (të arrestuar), dyshohet se më datë 04.01.2020 kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh. Për veprime të mëtejshme hetimore shtetasi i lartpërmendur i’u dorëzua Efektiveve të Policisë Gjirokastër”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia durres vjedhje me dhune vjedhje ne memaliaj policia durres vjedhje me dhune vjedhje ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 09:55

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në spitale vijojnë përgatitjet për plotësimin e nevojave për përballimin e situatë...