Aktualitet

KPA e pezulloi nga detyra, Luan Daci zëvendësohet nga Ina Rama, mes çështjeve në proces edhe Donika Prela

25 Korrik 2020, 08:37 Nga DOSJA
KPA e pezulloi nga detyra, Luan Daci zëvendësohet nga Ina Rama, mes

TIRANË -Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi dje nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Pas pezullimit, KPA ka hedhur shortin, për 5 çështjet në të cilat u zëvendësua Daci. Shorti përzgjodhi gjyqtaren Ina Rama, për të zëvendësuar Luan Dacin.

Mësohet se Daci është zëvendësuar për dosjet e ish-drejtueses së ish-Krimeve të Rënda, Donika Prela, Genc Sinjarit, Roland Jaupaj, Regleta Panajoti dhe Dritan Preka. Të gjitha këto çështje ishin në proces dhe do të zhvillohen gjatë korrikut dhe shtatorit.

Donika Prela ndërkohë pak ditë më parë kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese të Ina Ramës. Sipas Prelës, me Ramën ka konflikt interesi, pasi i ka hetuar mbesën, e cila ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit. Prela ka sqaruar, se mbesa e ish-Prokurores së Përgjithshme, kishte diplomë false.

Sakaq, KPA pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Dy ditë më parë, SPAK i komunikoi Dacit akuzën për falsifikim dokumentash. Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpa hedh shortin per ceshtjet e dacit kpa pezullon luan daci kpa hedh shortin per ceshtjet e dacit kpa pezullon luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 05:24

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka analizuar situatën e pandemisë në Shqipëri dhe ka treguar se cilat kanë qenë vendimet e duhura dhe të ...