Aktualitet

Kishin kthyer magazinën e kompanisë në laborator droge, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij italian

25 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
Kishin kthyer magazinën e kompanisë në laborator droge,

ITALI-Policia e Vareses në Itali ka vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian, për përgatitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Brenda magazinës së një kompanie në Vergiate që merrej me mirëmbajtjen dhe riparimin e materialeve për qëllime logjistike në fushën e aviacionit, policia gjeti rreth 3 kg kokainë.

Lënda narkotike u sekuestrua dhe u dërgua në komisariatin e Gallarate, me ndihmën e Guardia di Finanza të Malpensas. Ndërkohë sipas mediave italiane, dy të arrestuarit e kishin kthyer kapanonin në një laborator të vërtetë droge. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan armë të ndryshme.

Shqiptari dhe italiani tashmë ndodhen në burg, në pritje për t’u përballur me organet e drejtësisë.

Marrë dhe përshtatur nga Askanews.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali laboratori i droges ne itali arrestohet shqiptari ne itali laboratori i droges ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2020, 05:24

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka analizuar situatën e pandemisë në Shqipëri dhe ka treguar se cilat kanë qenë vendimet e duhura dhe të ...