Politike

Dorëheqjet e drejtorëve në Kadastrën Vlorë, Lleshaj në rolin e prokurorit: Po hetohet nëse ka arsye kriminale apo jo

25 Korrik 2020, 05:33 Nga DOSJA
Dorëheqjet e drejtorëve në Kadastrën Vlorë, Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur mbrëmjen e djeshme për situatën e Kadastrës së Vlorës, ku janë dorëhequr disa drejtorë. Në një intervistë në Report TV, ministri në rolin e prokurorit u shpreh se rasti i Vlorës është duke u hetuar nëse largimet e drejtorëve lidhet me ndonjë arsye kriminale apo jo.

Më tej i tha se kjo situatë nuk është normale dhe janë duke u bërë procedimet përkatëse për të shkuar në thellësi dhe për të gjetur se çfarë është pas kësaj.

E kam dëgjuar këtë histori disi të pazakontë. Jam informuar që po merren masa nga organet përkatëse ligjzbatuese për të hetuar se çfarë është pas kësaj, se në pamje të parë kemi situata teknikisht korrekte. Shkon dikush pastaj jep dorëheqjen. Çdokush ka të drejtë të japë dorëheqjen. Por për sa kohë dorëheqjet nuk janë shoqëruar me denoncime, për sa kohë policia apo prokuroria nuk janë kërkuar, nuk janë vënë në lëvizje, “teknikisht” korrekt. Duket e çuditshme por normale”, tha ministri i Brendshëm.

Për më shumë se një vit një konflikt për një pronë në bregdetin e Jalit ka sjell një situatë të pa precedentë në Kadastrën e Vlorës. 10 drejtorë kanë dhënë dorëheqjen, ku disa prej tyre nuk kanë qëndruar as një javë në detyrë. Tashmë situata duket se është zgjidhur pas emërimit të fundit që u prezantuar nga vetë Artan Lame dhe u kërkua me ngulm nga deputeti Damian Gjiknuri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike doreheqjet e drejtoreve kadastra e vlores sander lleshaj doreheqjet e drejtoreve kadastra e vlores sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 24 Korrik 2020, 19:15

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e opozitës së bashkuar për kërkesën e tyre për hapjen e 100% të listave. Në një deklaratë për mediat,...