Politike

24 Korrik 2020, 19:15 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e opozitës së bashkuar për kërkesën e tyre për hapjen e 100% të listave. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se pranimi publik i Bashës për hapjen e listave është akt historik.

Më tej kreu i shtetit shkruan se tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.

“Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.

Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas. ??”, shprehet Meta.

Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar. Basha në një deklaratë pas takimit me aleatët tha se kanë mandatuar Bylykbashin dhe Vasilin që të bëjnë këtë propozim në Këshillin Politik. Propozimin e Bashës nuk e pranoi as Rama dhe as Gjiknuri në Këshillin Politik. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura ilir meta lulzim basha opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll