Politike

S’ka marrëveshje në KP, opozita e bashkuar dhe Hajdari: 100% lista të hapura. Gjiknuri: Rëndësi ka që po negociojmë, nd

24 Korrik 2020, 06:02 Nga DOSJA
S’ka marrëveshje në KP, opozita e bashkuar dhe Hajdari: 100%

TIRANË– Këshilli Politik është mbledhur sërish sot, por pas më shumë se dy orësh diskutime nuk është arritur asnjë marrëveshje. Opozita jashtëparlamentare ka kërkuar sot në Këshillin Politik që të hapen listat zgjedhore 100% dhe të mos preket formula e koalicioneve dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve. 

Në Këshillin Politik, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri nuk ka qenë dakord, qëndrim të cilin e tregoi dhe në deklaratën për mediat pas takimit. Gjiknuri tha se ka mundësi që të hapen listat 100%, por shtoi se nuk është shumë entuziast për këtë gjë. Më tej ai tha se do të ketë ndryshime dhe në formulën e koalicioneve. 

Pas takimit ka folur dhe Rudina Hajdari, e cila tha se është shumë e lumtur për propozimin e opozitës dhe kërkon hapjen e 100% të listave. Dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë thënë se maxhoranca e hallin ka tek ndalimi i koalicioneve dhe jo tek hapja e listave. 

Propozimi për hapjen 100% të listave zgjedhore u bë publik nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili doli në një deklaratë për mediat pas takimit me aleatët. Pas reagimit të Bashës, erdhi një deklaratë nga Kryeministri, i cili ishte kundër propozimit dhe solli edhe njëherë në vëmendje propozimin për hapjen deri në 75% të listave. Ramës iu përgjigj Gazment Bardhi dhe Monika Kryemadhi. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll