Bota

Pas 28 vitesh negociatash përfundon në mars ura që lidh Kinën dhe Rusinë, 19.9 km e gjatë

9 Shkurt 2019, 13:00 Nga DOSJA
Pas 28 vitesh negociatash përfundon në mars ura që lidh

Seksioni hekurudhor i urës ndërkufitare që lidh Rusinë me Kinën pritet të jetë gati në mars. Ndërtim i urës mbi lumin Amur në qytetin kinez të Tongjiang do të përfundojë muajin e ardhshëm, sipas qeverisë së Rajonit Autonom të Rusisë.

Ajo do të jetë pjesë e infrastrukturës së shumëpritur, e cila synon lidhjen e Lindjes së Largët të Rusisë me krahinën më veriore të Heilongjiangut në Kinë. Ajo do jetë ura e parë mes dy vendeve. Duhet të themi se Kina ka mbaruar së ndërtuari pjesën e saj.

Ndërtimi i urës ndërkufitare midis Rusisë dhe Kinës filloi zyrtarisht në vitin 2016, pas 28 vitesh negociatash dhe diskutimesh për të. Ura e re dhe infrastruktura e saj do të kushtojë më shumë se 300 milionë dollarë dhe do të jetë 19.9km e gjatë.

Rreth 6.5 km nga ura dhe nyjet rrugore do të qëndrojnë në Kinë, dhe pjesa tjetër 13.5 km do të vendoset në Rusi.

Burimi: RT

J.V/K.H/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 28 vite negociata ura që lidh kinën me rusinë 28 vite negociata ura që lidh kinën me rusinë

Sondazh

Poll