Bota

Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Do isha bërë terrorist nëse nuk do isha babai i 4 vajzave (VIDEO)

9 Shkurt 2019, 10:24 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Milaim Zekës: Do isha bërë terrorist

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ka bërë deklaratën e fortë mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”,  teksa foli për arrestimin e tij. 

Ai u shpreh se gjithçka ishte  e organizuar nga Prokurori dhe se nëse nuk do ishte baba i 4 fëmijëve do të ishte bërë terroristi më i madh i ballkanit. 

“Skandali më i madh është se pa shkuar letra e Prokurorit tek policia që unë do arrestohesha, prokurori e kishte dhënë lajmin tek mediat dhe unë e mora vesh nga portali. Më pas, erdhi një police, nxorri arrestin e Prokurorit dhe më tha “më vjen keq por duhet të të arrestojmë”.

Gjëja e parë që më erdhi në mendje në atë moment ishte kjo se unë kam bërë dokumentar dhe kam lexuar histori të terroristëve më të mëdhenj në botë. Unë e kam thënë në gjykatë para Prokurorit: “Të mos isha baba i katër vajzave, isha bërë terroristi më i madh i Ballkanit. Më tha ai: “Si?”

I thashë sepse po lëndon familjen time, njerëzit e mi pa patur asnjë provë.”, është shprehur Milaim Zeka. 

Zeka u arrestua pak muaj më parë me akuzën se kishte kërcënuar prokurorin special, Afrim Shefkiun.(Lexo edhe këtë)

Video/ Minuta e 6:00

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestimi milaim zeka prokurori afrim shefkiu terrorist arrestimi milaim zeka prokurori afrim shefkiu terrorist

Sondazh

Poll