Aktualitet

Përkeqësimi i situatës së COVID-19, ish-ministri kritika për shqiptarët: Kemi zakone të këqija, pështyjmë shumë, treg

24 Korrik 2020, 12:16 Nga DOSJA
Përkeqësimi i situatës së COVID-19, ish-ministri kritika

TIRANË -Mjeku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur në lidhje me shtimin e rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Nga studio e “Wake Up”, Solis u shpreh se një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe qytetarët, sjellja e të cilëve në disa raste është e gabuar.

Ne jemi njerëz të nxehtë, bërtasim shumë, pështyjmë shumë, teshtijmë shumë, tregojmë barcaleta dhe një barcaletë e treguar bukur kur ke 5 veta që të dëgjojnë me gojë hapur ua ke ngjitur ndërkohë virusin të 5-ëve. I kemi këto sjellje të këqija. Nuk e kuptuam se nuk ishin thjesht 3 muaj, ndaj u lodhëm shpejt” u shpreh ai.

Më tej mjeku shtoi, se me karantinën u ekzagjerua pasi me e keqja nuk ka qenë atëherë por tani.

U ekzagjerua paksa me shtrëngimin dhe mbylljen e jashtëzakonshme në fazën e fillimit ku thoshim ujku, ujku por ujku nuk erdhi dhe tani që ujku ka ardhur, jemi realisht në një situatë që po rëndohet, gjithnjë e më tepër“, vijoi Solis.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 108 raste të reja me COVID-19. Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u raportua edhe për tre pacientë të tjerë që kanë humbur betejën me COVID-19. Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 126 pacientë, 26 prej të cilëve në terapi intensive, ku 12 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 leonard solis covid-19 leonard solis

Sondazh

Poll