Aktualitet

U ftua nga Klosi në lagunën e Kunë Vainit, Kim: Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij, SHBA ka dhuruar 1.8 milion dol

24 Korrik 2020, 09:30 Nga DOSJA
U ftua nga Klosi në lagunën e Kunë Vainit, Kim: Mbrojtja e

LEZHË -Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte e ftuar ditën e sotme në lagunën e Kunë Vainit nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja u shpreh se ky është një vit ndryshe nga të tjerët për shkak të koronavirusit.

Kim ka vlerësuar bukuritë e Shqipërisë, ndërsa ka vënë theksin tek mbrojtja e mjedisit.  Sipas saj, mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij.

Ajo ka bërë me dije gjithashtu, se SHBA, ka dhënë 1.8 milion dollarë ndihma në industrinë e turizmit.

“Ky vit është paksa ndryshe nga vitet e kaluara pasi ka problemin e korona virusit ,por jam e kënaqur të shoh se si keni bërë përshtatje në bazë të ndryshimit të situatës . Në vend që të gjenit një mënyrë për të mos e vazhduar projektin tuaj ju keni gjetur një mënyrë tejet të mirë për të vazhduar me të. Kam tani në Shqipëri 6 muaj dhe kam pasur mundësinë që të vizitojë shumë zona të bukura. Berat, Vlora, Saranda, pasksa në Krujë. Po jam po aq e kënaqur që kam mundësinë që të jem këtu sot në mënyrë që të dëshmoj bukurinë natyrore të Shqipërisë , sepse në fakt është një thesar jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë botën dhe me mezi pres që kjo të bëhet një thesar akoma më i shndërritshëm për të tjerët. Dhe mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij . Dhe jam po ashtu po aq e kënaqur që ne nuk jemi , nuk tregohemi vetëm përgjegjës për mbeturinat të cilat mund të krijohen në përditshmërinë tonë por gjithashtu ne jemi persona, të cilët kudjesemi që mund ta mirëmbajmë dhe ta pastrojmë mbeturinat që të tjerët mund të krijojnë sepse në momentin që unë mbledh mbeturinat që unë krijoj është një akt që tregon përgjegjshmëri nga ana ime, por në fakt ndëras unë merrem me mbledhjen e mbeturinave të krijuara nga të tjerët sepse e shikoj këtë si problem. Edhe një herë ky është një veprim që tregon inteligjencë, zgjuarsi, por gjithashtu dhe zgjidhje të tij. Mund të jeni në dijeni ndoshta që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihma rreth rreth 1.8 milionë dollar, e cila ka ndihmuar industrinë e turizmit veçanërisht ajo që është e kujdesshme, miqësore ndaj mjedisit. Gjithashtu do të jem po aq krenare që të siguroj që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë krah jush. Gjithshtu pres me kënaqësi mudnësinë që të përveshim mëngët së bashku me ju me të gjithë ju që jeni persona që jepni zgjidhje problemeve, u shpreh Kim.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim ne lagunen e kune vainit yuri kim yuri kim ne lagunen e kune vainit

Sondazh

Poll