Aktualitet

Mashtrimi me kreditë në Fier, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim

24 Korrik 2020, 11:27 Nga DOSJA
Mashtrimi me kreditë në Fier, arrestohet 31-vjeçari i shpallur

FIER- Një 31-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash është arrestuar nga policia e Fierit Mësohet se E.B. punonte si oficer kredie në një institucion financiat jo bankar.

Ai mashtronte qyetarët duke i pajisur me kredi me emrin e tyre, ndërsa shumën e merrte vetë. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim dokumentash”.

NJOFTIMI 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin: E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar). Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. 31-vjeçari, duke qën oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrimi me kredite ne fier mashtrimi me kredite ne fier

Sondazh

Poll