Aktualitet

Humbi betejën me COVID-19, Urdhri i Farmacistëve shpreh ngushëllimet për kolegen: Humbje e madhe, la pas bashkëshortin dhe

24 Korrik 2020, 11:58 Nga DOSJA
Humbi betejën me COVID-19, Urdhri i Farmacistëve shpreh

TIRANË- Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për farmacisten 45-vjeçare, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi në spitalin Infektiv.

Në mesazhin e tyre, kolegët e konsiderojnë ndarjen nga jeta të 45-vjeçares si një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por të gjithëve që ajo u shërbeu me devotshmëri.

“Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar. Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Xhire!,”-shkruahet në mesazh.

45-vjeçarje nga Kruja me banim në Durrës, me profesion farmaciste ka ndërruar jetë paraditën e sotme. Rasti i saj pritet të konfirmohet sot nga përditësimi ditor i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne durres koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll