Aktualitet

Iu gjet në shtëpi arsenal armësh, Prokuroria kërkon 10 vite burg për Tesi Bashon, ‘i forti i Selenicës’ ka edh

24 Korrik 2020, 11:04 Nga DOSJA
Iu gjet në shtëpi arsenal armësh, Prokuroria kërkon 10 vite

VLORË -Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 10 vite burg për Tesilvan Bashon, vlonjatin e rrezikshëm nga Selenica. Ndaj tij, rëndojnë akuzat e “Mbajtjes pa leje të armëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikvëe”, “Falsifikim pasaporte” dhe “Kultivim narkotikësh”. Pak ditë më parë ai është njohur me pretencën, ndërsa në ditët në vijim, pritet që gjykata të marrë vendim.

Tesilvan Basho u arrestua në tetor të 2019-ës gjatë një operacioni të mirëorganizuar. Bashos iu vunë prangat në një ndërtesë, kati i parë i së cilës ishte kthyer në bilardo. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi  dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa. Në mesin e sendeve të sekuestruar u gjet edhe një pasaportë false me emrin Thanas Lame, me të cilën ai nxorri një kartë identiteti dhe arriti të martohej me J.Bushaj.

Tesi Basho është i kërkuar nga drejtësia italiane edhe shqiptare. Në 2008-ën, 38-vjeçari vrau dy prostituta në Itali dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Mirëpi në 2016-ën ai arriti të arratisej dhe fshihej në Selenicë. Gjithashtu Tesi Basho, së bashku me vëllanë e tij kanë kërcënuar në janar të vitit 2017 një biznesmen në Vlorë, duke i marrë me dhunë shumën prej 100 mijë eurosh. Kjo dosje ndodhet në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria kerkon 10 vite burg per tesi bashon tesi basho prokuroria kerkon 10 vite burg per tesi bashon tesi basho

Sondazh

Poll