Aktualitet

Qëlluan me thikë 23-vjeçarin në Ksamil, pranga një prej autorëve, në kërkim tjetri

24 Korrik 2020, 11:08 Nga DOSJA
Qëlluan me thikë 23-vjeçarin në Ksamil, pranga një

KSAMIL– Policia e Sarandës ka arrestuar një nga autorët e plagosjes së 23-vjeçarit në Ksamil.

Mësohet se Policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin me iniciale Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta goditën me thikë 23-vjeçarin K. K, banues në Gjirokastër. Megjithatë pavarësisht lëndimit, i riu mori ndimën e parë mjekësore dhe gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli. Plagosja mësohet se ka ndodhur për motive banale. Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plasgoje ne ksamil policia e sarandes sarande plasgoje ne ksamil policia e sarandes sarande

Sondazh

Poll