Aktualitet

Shkarkime në masë nga Konsullata e Selanikut/ Largohen 8 punonjës të stafit, mes tyre shoferë e sanitare. SHKAK? Performanc

24 Korrik 2020, 08:36 Nga DOSJA
Shkarkime në masë nga Konsullata e Selanikut/ Largohen 8 punonjës

GREQI- Fortunë në Selanik, shkarkime në masë nga Konsullata shqiptare në Greqi. Ministrja e Punëve të Jashtme ka larguar nga detyra me motivacionin “performancë e dobët në punë” 8 punonjës të stafit të konsullatës.

Mësohet se sot janë shkarkuar nga detyra 5 operatore femra, një pastruese, një financiere dhe shoferi.

Largimet nga detyra vijnë pas shkarkimeve në Ambasadën Shqiptare në Athinë, ku u shkarkua Ardiana Hobdari, bashkë me zyrtarë të tjerë të zyrës diplomatike pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në skandalin e humbjes së qindra pasaportave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi konsullata ne selanik ministria e jashtme greqi konsullata ne selanik ministria e jashtme

Sondazh

Poll